Kryemadhi: Rama dhe miqtë e tij vodhën 4.4 mln euro për 4 orë!

0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi takoi përfaqësuesit e forcës së saj politike në Korçë.

Ndër të tjera, Kryemadhi foli dhe për një ngjarje, të cilën e quajti vjedhje spektakolare.

Kliko per me shume info

“Pak ditë më parë ka ndodhur një vjedhje spektakolare. Po e sqaroj këtu nga Korça. Ju e dini që kemi një ndërmarrje që quhet KESH, që detyrohet t’ia shesë OST-së energjinë dhe OST ia transmeton OSHEE.

Qeveria jonë me dy individë, miq të Ramës, ia blenë KESH-it me 39 euro megavatin dhe pas 4 orësh ia shitën OST me 49 euro megavatin. Pra për katër orë iu kanë vjedhur 4,4 mln euro shqiptarëve,” tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tha më tej se sa kohë që korçarët dalin masivisht në rrugë për të protestuar, qeveria e Edi Ramës ka marrë fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.