Klea Huta dhe Elgit Doda flasin për bashkëjetesën

Showbiz

Që kur bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë, Elgit Doda dhe Klea Huta janë kthyer një ndër çiftet më të dashura për publikun.

Pasditen e sotme, dyshja që është prej dy vitesh në lidhje, ishte e ftuar në emisionin “Rudina”.

Ata rrëfyen se historia e tyre e dashurisë ka lindur gjatë bashkëpunimit për këngën e Kleas dhe “Alar Band”, “Amla”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sakaq, e cilësuan këngën si himnin e tyre të dashurisë dhe kjo është arsyeja që Klea e mban “Amlën” edhe si emër arti. Gjithashtu, ndër të tjera pohuan se bashkëjetojnë me njëri-tjetrin dhe se janë të lumtur bashkë.

“Elgitin e kam krah të majtë dhe të djathtë si brenda dhe jashtë shtëpisë”, u shpreh Klea teksa shtrëngonte dorën e Elgitit.

Të pyetur nga moderatorja nëse kanë në plan të bëhen me fëmijë së shpejti, çifti tha që aktualisht janë shumë të zënë me profesionet e tyre.

ME TE LEXUARAT