Kishte 7 vjet pa parë të birin, zbulon “live” gjatë emision që ka dhe një vajzë

Aktualitet


Një 36-vjeçar nga Prishtina prej 7 vitesh nuk takon djalin e tij, i cili në mars të këtij viti mbush 9 vjeç. Korab Mexhuni u divorcua nga ish-bashkëshortja e tij pas 4 vitesh martesë, në 2012-n.

Shkak për divorcin sipas tij ishin grindjet e shpeshta, sepse ish-bashkëshortja shumë të ardhura që fitonte ai ia jepte familjes së saj pa dijeninë e tij.

Korabi tregon për emisionin “Me Zemër të Hapur” se, ish-gruaja dhe djali i tij jetojnë në Zvicër, ndërsa ajo i ka ndërprerë çdo komunikim me të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por historia e tij është më e ndërlikuar se kaq, sepse 36-vjeçari rrëfeu se në momentin e divorcit ish-gruaja e tij ishte shtatzënë me fëmijën e dytë.

Sipas Korabit kur u divorcuan ajo i pohoi që e abortoi, ndërsa më pas lindi një vajzë me partnerin e dytë. Ai dyshonte se vajza ishte e tij dhe kjo gjë iu vërtetua në emisionin “live” nga xhaxhai i ish-gruas.

“Në dijeninë time, Korabi ka dy fëmijë, djalin dhe vajzën. Edhe vajza është e tij”, tha xhaxhai i ish-bashkëshortes i telefonuar në emision.

I riu nga Kosova kërkoi ndihmë që të fitojë atësinë e vajzës, si dhe të ketë marrëdhënie me dy fëmijët e tij.

ME TE LEXUARAT