Kapet 1 ton e 250 kg mall shqiptar në Itali, i kishte fshehur në...

Aktualitet

Një sasi e madhe droge është kapur nga policia italiane në qytetin e Napolit. Operacioni I forcave të rendit në shtetin përtej Adriatikut bëri të mundur kapjen e plot 1250 kg lëndë narkotike e llojit hashash, e cila ishte fshehur në dy kamionë të ngarkuar me portokallë dhe qepë.

Për këtë u arrestuan edhe tre persona, mes tyre edhe një shqiptar i identifikuar si Sami Bodini.


Dy të tjerët ishin shoferët e autobusit, ndërsa shqiptari ishte pasagjer në një nga kamionët ku u gjet sasia e drogës.

Të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës në Itali me akuzën e “trafikut të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.

ME TE LEXUARAT