Juventus ofron Dybalan dhe 50 milionë euro për Salahun

Sport

Drejtuesit e Juventusit e duan me patjetër Mohamed Salahun në skuadër, pasi që beson se bashkë me Cristiano Ronaldon, ai mund ta formojë një treshe tejet të rrezikshme në sulm.

Për këtë arsye, Juventusi është duke e përgatitur një mega ofertë për yllin egjiptian të Liverpoolit, Salah, dhe është i gatshëm t’ia ofrojë anglezëve Paulo Dybalan plus 50 milionë euro në shkëmbim, raporton Tuttosport, transmeton Express.

Salah shkëlqeu kundër Juventusit gjatë kohës ai ishte lojtar i Fiorentinës, në vitin 2015, duke shënuar dy herë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, kur ia shkaktoi Juventusit një humbje të rrallë në shtëpi.

Gjiganti i Serisë A dëshiron ta rrisë edhe më shumë imazhin global dhe është i gatshëm ta sakrifikojë Dybalan, njërin nga lojtarët më të talentuar në futbollin botëror, vetëm për ta arritur çmimin e Liverpoolit për Salahun.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Egjiptiani ishte listuar si njëri ndër top tre lojtarët për shumë çmime individuale për lojtarin më të mirë në botë, për arritjet e tij gjatë sezonit të kaluar, si arritja në finalen e Ligës së Kampionëve me Liverpoolin, ku kishin pësuar disfatë me rezultat 3:1.

Këto arritje, si dhe fakti që ai ishte golashënuesi më i mirë në Premierligë sezonin e kaluar, kanë bërë që Liverpooli t’i kërkojë plot 200 milionë euro për sulmuesin egjiptian.

ME TE LEXUARAT