Interi kërkon “skonto” për lojtarin e Kombëtares Shqiptare

0

Interi ka pasur shumë telashe gjatë viteve të fundit me lojtarët e krahut të djathtë, teksa në 12 vite janë provuar plot 20 të tillë, ku përveç brazilianit Maikon, të gjithë kanë stonuar.

Në verë, me marrjen e Vrsaljkos nga Atletiko Madrid, u shpresua që situata më në fund të stabilizohej, parë dhe paraqitjet e kroatit në kampionatin botëror, por një dëmtim i rëndë i pësuar në këtë sezon, do të detyroje Marotën të mos paguajë kartonin e tij prej gati 18 milionë eurosh.

Kliko per me shume info

Ndaj po shikohen alternativa, dhe siç raporton “fcinterneës.it”, është kontaktuar menaxheri i Elseid Hysajt, me shkodranin e përfaqësueses sonë që nuk po e gjen më formacionin pas uljes së Karlo Ançelotit në stol.

çmimi i kartonit të Hysajt është 50 milionë euro, i cilësuar shumë i lartë nga ana e drejtuesve zikaltër, që presin një skonto të ndjeshme nga presidenti De Laurentis, që duhet thënë se me çmimet e lojtarëve është treguar gjithnjë kokëfortë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.