Igli Tare “djeg” Juven dhe Interin për talentin argjentinas

Sport

Skuadrat dhe trajnerët garojnë dhe bëjnë çmos për të arritur vende sa më të mirë në renditje për objektivë të rëndësishëm, ndërsa drejtorët nuk qëndrojnë asnjë ditë të qetë dhe shikojnë për përforcime ideale, që në verë t’u japin trajnerëve ekipe sa më të kompletuara.

Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare, është vënë në gjurmët e talentit të Lanusit, De La Vega, lojtar për të cilin janë shumë të interesuar dhe Juventusi e Milani, por ish-lojtari i Kombëtares kuqezi, duket se ka “djegur” në kohë dy gjigantët italianë.

De La Vega është një lojtar mjaft i ngjashëm me Felipe Andersonin, teksa raportohet se zyrtarizimi i marrëveshjes mes kryeqytetasve bardhekaltër dhe Lanusit, është çështje ditësh.

Gjithashtu, Tare po vëzhgon me shumë interes dhe mbrojtësin e djathtë të Strasburgut, Keni Lalan, për të cilin klubi francez kërkon minimalisht 10 milionë euro për ta lënë të lirë.

ME TE LEXUARAT