I mori jetën se dyshonte se e tradhtonte, flasin fqinjët pas ngjarjes së rëndë në Tiranë

Aktualitet

Ervilma Seferit mbeti e vdekur mëngjesin e sotëm pasi u qëllua nga bashkëshorti me armën e shërbimit.

44-vjeçari Alket Arapaj, efektiv i Gardës së Republikës mësohet se e ka vrarë bashkëshorten në sy të vajzës 3-vjeçare. Burime pranë uniformave blu thanë se motiv për krimin e rëndë mund të jetë bërë xhelozia në çift.

“Jemi habitur, jemi pa fjalë”, shprehet një fqinj. Ndërsa një tjetër shton se s’ju ka shkuar mendja kurrë për një akt të tillë.

“Vajza ka qenë besimtare. Njeri i mirë, si ai si ky”, shprehet një zonjë për Tv Klan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë deklarimeve paraprake përballë oficerëve të policisë, 44-vjeçari ka treguar se me bashkëshorten pati një debat para se të nisej për në punë. Arapaj ka rrëfyer se kishte nxjerrë armën në një moment gjaknxehtësie, pas dyshimeve se bashkëshortja e tradhtonte, duke qëlluar mbi të plot tre herë. Të njëjtat burime thanë se në disa nga deklaratat, 44-vjeçari ka qenë konfuz.

ME TE LEXUARAT