Guardia di Finanza nis hetimet, 26-vjeçari nga Peqini me pesë restorante në Raverna

Aktualitet

Një 26 vjeçar shqiptar nga Peqini është pronar i 5 restoranteve në qendrën e qytetit të Ravenas në Itali. Lokrez Mehmeti rezulton të jetë aksioner me 50 % të aksioneve dhe administrator i vetëm në kompaninë “Il Xhilio” e cila një vit më parë ka marrë menaxhimin e këtyre restoranteve.

Ky fakt ka ngjallur dyshimet e autoriteteve italine, ndërkohë që policia Guardia di Finanza ka nsiur kontrollet në restorantet të cilat janë në pronësi të të riut shqiptar dhe po shqryrton dokumentacionin. Ajo ka dyshime i riu ka bërë përvetësim prone dhe përfshirje në veprimtari të paligjshme.

Restorantet që administrohen nga kompania e 26-vjeçarit nga Peqini janë “Stella hotel” “Alford, Portiku, Te Piattoforte, La Vinja dhe Klubi 23.

Tre prej restoranteve janë në qendrën historike të qytetit, teksa rezulton se dy prej këtyre janë mbyllur në muajn dhejtor të vitit të kaluar. Policia ka shoqëruar 26 vjeçarin shqiptar dhe po merret në pyetje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Avoktja e tij, Edlira Meçe, shprehet se ky kontroll në restorantet e klientit të saj ka ardhur pas një denoncimi në policinë italiane për përvetesim prone. Ajo u shpreh se së bashku me klientin e saj i kanë vënë në dispozicion autoriteteve të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. 26 vjeçari Lokrez Mehmeti rezulton se është djali i një familjeje shqiptare që ka emigruar nga Peqini drejt Italisë./shqiptarja

ME TE LEXUARAT