Gjendet i pajetë shqiptari në Greqi, dyshohet ta ketë...

Aktualitet

Një 48-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në mes të rrugës në Selanik të Greqisë pasditen e së shtunës. Mediat greke raportojnë se viktima dyshohet të jetë vrarë, ndërsa kanë shoqëruar djalin e tij 20-vjeçar.

Dyshohet se mes babait dhe djalit ka pasur një konflikt dhe më pas i riu ka qëlluar të atin duke e lënë të vdekur. 48-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u gjet i shtrirë në tokë në një park i mbuluar nga gjaku me plagë të shumta në trup.

Hetuesit thonë se për këtë ngjarje kanë një dëshmitare kyç. Ajo është një grua shqiptare, e cila pretendon se ka parë të gjithë skenën çfarë ndodhi mes viktimës dhe djalit të tij. Hetimet e policisë janë në zhvillim.

/Klan TV

ME TE LEXUARAT