Fanset e Saimir Tahirit në Gjykatë me bluze të stampuara: Je gjigant! (FOTO)

0

Përpara se të zhvillohej seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dy përkrahëse janë paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda me bluza të stampuara me portretin e tij.

Sikurse shihet edhe nga fotot e mëposhtme, në njërën bluze haset portreti i Tahirit bashkëshoqëruar me fjalinë “Je gjigant”, ndërsa në bluzen tjetër shihet i buzëqeshur së bashku me gruan që e mban veshur.

Kliko per me shume info

Gjykata e Krimeve të Rënda i la këtë të hënë afat Prokurorisë deri më 10 mars, për të kryer hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm në lidhje me përfshirjen e tij me grupin kriminal Habilaj. Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të seancës tek Krimet e Rënda, Tahiri u shpreh se do i shkojë deri në fund kësaj historie, teksa theksoi se ndaj tij janë hedhur akuza të padrejta dhe skandaloze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.