Familja e Eni Koçit kundër lidhjes me Genc Prelvukaj

Showbiz

Përgjatë një eventi të rëndësishëm në Kosovë, në dhjetor të vitit të kaluar këngëtarja Eni Koçi dhe reperi Genc Prelvukaj pranuan për herë të parë publikisht se janë në një lidhje.

Duke qenë se dyshja u shfaq në foto të ndryshme me unazë në gishtin e fejesës, filloi të përflitej se lidhjen e tyre e kanë kaluar në një tjetër nivel.

Vetëm disa ditë më parë në një dalje mediatike, Genci deklaroi se është njohur me prindërit e Enit dhe theksoi ndër të tjera se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, së fundmi, burime për “Panorama Plus” kanë thënë se familja e këngëtares nuk e ka pritur mirë lajmin e lidhjes së tyre dhe shkak për këtë thuhet se është bërë e shkuara e Gencit.

Sipas burimeve në fjalë, Genci përveçse është 15 vite më i madh se Eni, ka pasur një martesë që ka përfunduar me divorc, nga e cila ka një djalë.

“I gjithë ky ngërç në familjen e Enit për pranimin e lidhjes ka ndodhur pikërisht këto katër javë, që nga deklarimi i lidhjes së çiftit për festa”, shkruan Panorama.

Megjithatë, fotot e dyshes dëshmojnë se janë shumë të lumtur krah për krah njëri-tjetrit.

Rikujtojmë se motra e Enit, Greta Koçi para disa kohësh ka shprehur gjithë mbështetjen e mundshme për lidhjen e çiftit.

ME TE LEXUARAT