E FUNDIT/ Aksident i rëndë tek rruga e Elbasanit, përplasen 1 automjet dhe 1 motorçikletë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, në Tiranë ku 1 automjet dhe një motoçikletë janë përfshirë në një aksident.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Liceut Artistik dhe bëhet me dije se nga aksidenti ka edhe të plagosur.

Kliko per me shume info

Ambulanca që mbërriti në vendin e ngjarjes ka shoqëruar me urgjencë dy persona njëri prej të cilëve është drejtuesi motorçikletës për të cilin raportohet se ndodhte jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryhen të gjitha veprimet me drejtuesin e mjetit.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ndërkohë që nuk dihet ende se sa persona po udhëtonin në mjetet e përfshira në aksident.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.