Deklarata e fortë e Arta Dades: PS të largojë Edi Ramën!

Aktualitet

Ish-deputetja e PS, Arta Dade, akuzon Qeverinë e kryeministrit Edi Rama se është përfshirë në skandale më të mëdha se në të kaluarën. Në emisionin ‘5 pyetje’ në Report Tv, Dade tha se Rama ka fituar zgjedhjet por nuk ka hequr dorë nga kultura e pandëshkueshmërisë.

“Ka fituar zgjedhjet duke premtuar se do heqim dorë nga kultura e pandëshkueshmërisë. Dhe pandëshkueshmëria vijon si në kohën e Berishës. Skandalet janë më të mëdha që kanë ndodhur se në të kaluarën”, është shprehur Dade.

Dade kërkoi nga Partia Socialiste që të largojë Edi Ramën nga posti i kryeministrit dhe të reformohet, për të mos shkaktuar zgjedhje të parakohshme.

“Edi Rama duhet të largohet, jo që të vijë opozita, por që PS të ketë një ekip të vërtetë me vlera. Më duket se vendi po shkon keq e më keq. PS e ka marrë mandatin për 4 vjet, korrigjimet mund të bëhen brenda PS dhe mund të krijojë qeveri mjaft dinjitoze. Jam për një qeveri socialiste dhe nuk bie dakord me tezën që Rama e përdor shpesh edhe nëpër blogje që e vetmja alternativë është Edi Rama, ose Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Nuk është e vërtetë. PS ka plot alternativa qeverisëse. Jam për procese në parti. Ka edhe nga të rinjtë, por edhe nga ata me përvojë. Unë çuditem pse kanë heshtur. PS i ka të gjitha kapacitetet që të reformohet”, ka thënë Dade.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-ministrja theksoi gjithashtu se Qeveria aktuale nuk përfaqëson Partinë Socialiste, ndërkohë modeli i Ramës ka dështuar.

“Qeveria nuk është e PS. Në qeveri janë ftuar njerëzi tmë të afërt të kryeminisrtrit. Do të ishte normale që ku ndryshojnë disa ministra, ajo bëhet me qëllim për ta përmirësuar qeverisjen. Mua më duket që në vend që të përmirësohet, është përkeqësuar. Me modelin e qeverisë Rama është zhbërë një standard i vendosur. Ata që u ftuan të qeverisin vendin, në mënyrë të veçantë ndryshimet e fundit, nuk kanë asnjë lidhje me PS. Në 2013-ën kishim kolegë deputetë që u munduam të realizonim pjesë të programit tonë. Rama tentoi të krijojë një model të vetin që për mendimin tim rezultoi i dështuar”, ka deklaruar Arta Dade.

ME TE LEXUARAT