Dalin pamjet, ku i kishte fshehur paratë gjyqtari

Aktualitet

Pas kontrolleve blic që janë ushtruar në shtëpitë e gjyqtarëve të çështjes Dajti, mësohet se në shtëpinë e njërit prej tyre Skënder Damini janë gjetur para, (rreth 20 mije euro), armë dhe municione. Eurot në shtëpinë e gjyqtarit u gjetën të fshehura në siratarin e rrobave.

Gjyqtari Damini është shoqëruar në policisë vendore të Tiranës, së bashku me avokatin e tij Arjan Ndoji. Gjyqtari tashmë do të japë versionin e tij në Policinë e Tiranës, ndërsa avokati Arjan Ndoj në një prononcim të shkurtër për gazetarët e vendosur jashtë shtëpisë, tha se nuk ka asnjë masë sigurie ndaj gjyqtarit.

Kontrollet kanë nisur në orën 7:00 të ditës së sotme në shtëpitë e 3 gjyqtarëve, Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli të cilët dyshohen për korrupsion.

Në shtëpinë e gjyqtarit Aleks Nikolli në lagjen Besëlidhja në Lezhë burime për Fax Neës bëjnë me dije se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, njësoj si dhe në rastin Aliaj, shkruan faxweb.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:

Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit.

Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese.

Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun.

ME TE LEXUARAT