Dalin pamjet e operacionit me 27 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri

0

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit anti-kanabis në Shqipëri dhe në Itali janë goditur katër grupe kriminale, ndërsa 27 persona kanë përfunduar në pranga.

Sipas mediave italiane mes 27 të arrestuarve, 21 janë shqiptarë dhe 6 të tjerë janë shtetas italianë. Këto grupe kriminale kishin si bazë qendrore Lecen dhe veprimtarinë e tyre të trafikimit e kishin shtrirë në disa qytetet të tjera si Kalabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili, Liguria dhe Lombardia.

Kliko per me shume info

Arrestimi i 27 trafikantëve është bërë në bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe Guardia Di Finanza dhe hetimet kanë zgjatur më shumë se dy vite. Mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet nga operacioni.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale krijimin e organizatave kriminale, trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe municioneve nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas në vende të tjera.

Në operacionin e koduar “Lulet e Pranverës” morën pjesë 100 efektivë dhe pas dy vitesh hetime është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i të përfshirëve, të cilët rezultojnë si pjesë e katër grupeve kriminale.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se detajet e operacionit do të bëhen publike nga Prokurori i anti-mafias italiane, Federico Cafiero de Raho me anë të një konference për mediat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.