Bushati: Protesta dështoi, Basha e bëri Ramën edhe më të fortë

Aktualitet

Andi Bushati ka bërë në studion e News 24 një analizë të thellë të protestës sot, duke e akuzuar opozitën dhe liderët e saj, se nuk arritën të vinin në shpirtin dhe në lartësinë e protestuesve.

Ai e cilësoi të madhe praninë e njerëzve, por tha se nuk arriti asnjë objektiv, dhe se sot Rama si Kryeministër, është më i fortë se dje. Bushati tha se Basha dhe Kryemadhi u kërkojnë njerëzve të sakrifikojnë, të përplasen me policinë e të vuajnë pasojat, ndërkohë që vetë duan të mos u prishet rehatia.

Në këtë sens e sheh edhe faktin sipas tij, që opozita, nuk vendos heqjen dorë nga mandatet e deputetit. Sipas tij, ata duan të ruajnë favoret dhe privilegjet.

Bushati u shpreh se nuk ka rrugë tjetër për opozitën, përpos djegjes së mandateve dhe marrjes së vendimit për të mos u futur në zgjedhje. Ai e quajti të qëllimshme atë që bëri policia, lejimin e carjes së kordonit, me idenë për ta nxjerrë opozitën si të dhunshme.

ME TE LEXUARAT