Apeli i dhimbshëm për mjekët: Mos ikni, kush do t’na kurojë!

0

Largimi i mjekëve dhe studentëve të mjekësisë është kthyer në një fenomen shqetësues për vendin tonë. Ky largim rrezikon ta lëjë vendin tonë pa mjek dhe infermierë.

“Mjekët të mos largohen nga Shqipëria, të mos mendojnë vetëm për para. Nëse largohen mjekët më të mira nga Shqipëria për të shkuar në vende të tjera, kush mbeti për të na kuruar neve, për t’ju kuruar juve. Nuk është e drejtë.”

Kliko per me shume info


Është kjo thirrja që iu drejtoi mjekëve Imzot Angelo Massafra gjatë meshës së shenjtë në katedralen “Shen Shtjefni” në Shkodër në ditën botërore të të semurëve.

Largimet masive të mjekëve drejt vendeve europiane, për një jetë dhe paga më të mira, ka alarmuar dhe klerin katolik. I shqetësuar për fatin e të sëmurëve, Imzot Massafra iu bëri apel mjekëve të tregohen pak më humanë dhe te mos mendojne vetem per para.

Largimet vijnë sipasojë e kushteve të dobëta të punës dhe mungesës së investimeve nga qeveria në mjekësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.