Aksident në Kosovë, lëndohen shtatë persona

0

Një aksident trafiku ka ndodhur në pasditen e së dielës në Komunën e Podujevës.

Rreth orës 17:00, në fshatin Peran janë ndeshur dy vetura, me ç’rast janë lënduar shtatë persona.

Kliko per me shume info

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Ahmeti nuk ka dhënë detaje se si ka ndodhur aksidenti apo cili ka qenë shkaku i tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.