Abuzuan me 16-vjecaren, gjykata vendos për policin e mjekun në Kosovë

0

Gjykata e Kosovës, ka dhënë masën një muaj burg për mësuesin, i cili dyshohet se ka përdhunuar vajzën nga Drenasi i Kosovës .

Mësuesi me inicialet Sh.Xh nga Drenasi i Kosovës, akuzohet se ka përdhunuar minoren 16-vjeçare i është dhënë masa e paraburgimit për një muaj, për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e arsimtarit, si dhe nxitjen e akteve seksuale me premtimin e rremë për martesë.

Kliko per me shume info

Gjithashtu në këtë ngjarje të rëndë ishte i përfshirë dhe një polic dhe një doktor. Zyrtari i policisë, tek i cili vajza kishte bërë denoncimin, por që në përfundim edhe ky i fundit kishte abuzuar edhe ai me vajzën 16-vjeçare me inicialet A.G, ka nxjerrë me qindra protestues në rrugë, në Drenas dhe Prishtinë, që kanë bërë thiirje për drejtësi për rastin në fjalë.

Gjykata ka caktuar masën 30 ditë burg edhe për policin i cili dyshohet se edhe ai ka abuzuar me të minuturën, kur vajza kishte vajtur për të denoncuar ngacmimet seksuale me mësuesin.

Gjykata e Prishtinës, gjithashtu ka vendosur të caktojë arrest shtëpiak ndaj gjinekologut F.A, për shkak të veprës penale “Ndërprerja e palejuar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.