3 shenjat që tregojnë se nuk jeni vetëm shokë!

Soft

Ndonjëherë pëlqimi mes dy personave ka lindur dhe ata janë të fundit që e vënë re. Por përmes këtij shkrimi do t’iu tregojmë disa nga shenjat dalluese kur dy persona kanë nisur të pëlqehen, por mes tyre ende nuk është diçka e qartë.

Personat përreth jush ju pyesin nëse jeni bashkë

Ndodh që miqtë rreth jush ju pyesin nëse keni nisur të dilni bashkë dhe nëse tashmë e keni kaluar pragun e miqësisë. Nëse diçka e tillë ndodh do të ishte mirë të sqaroheni me njëri-tjetrin për të kuptuar ndjesitë e gjithësecilit dhe të mos ngatërroni marrëdhëniet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Intimiteti mes jush është shtuar

Nëse kur qëndroni bashkë dëshironi të jeni sa më afër, apo kur thoni mirupafshim përqafoheni dhe putheni, mund të jetë një shenjë që tashmë marrëdhënia juaj po kalon një tjetër stad nga shoqëria që keni patur deri tani.

Jeni gjithmonë bashkë

Nëse keni dëshirë të flisni gjatë tërë kohës edhe kur sapo keni folur kjo është një shenjë që mes jush po ndodhin diferencime nga pjesa tjetër e shoqërisë. Nëse keni dëshirë të flisni për çdo gjë bashkë dhe të ndani shumicën e kohës me njëri-tjetrin, diçka më shumë se shoqëria po ndodh./

ME TE LEXUARAT