Wow! Blero dikur luante futboll krah yllit të famshëm botëror

Showbiz

I ftuar së fundmi në emisionin "Prive", këngëtari shumë i dashur për publikun, Blero Muharremi, ka rrëfyer 10 gjëra që askush nuk i dinte më parë për të.

Ndër të tjera, ai ka treguar se dikur ka luajtur futboll krah futbollistit me famë botërore, Zlatan Ibrahimoviç.

“Ju e dini që unë e dua futbollin. Por kur kam qenë më i ri kam qenë aktiv dhe njëherë më ka rënë të luaj kundër futbollistit të famshëm Zlatan Ibrahimovic. Ishte interesant se në atë kohë ishte vetëm lojë, ndërsa pas kaq kohësh ai është legjendë futbolli”, është shprehur këngëtari.

ME TE LEXUARAT