Videoja që po "shkund" Kosovën, i moshuari rënkon nga dhimbjet, mjekët nuk e prekin

Kosovë&Rajon

Drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu, me tu publikuar video e të moshuarit nga Klinika Emergjente, ka reguar menjëherë duke inspektuar nga afër rastin.
Ai ka bërë të ditur se ka nisur menjëherë hetimin e rastit.

“Meqenëse Klinika Emergjente monitorohet vazhdimisht me kamera, kam urdhëruar menjëherë kontrollimin e tyre për të parë se cfarë realisht ka ndodhur. Kam angazhuar edhe profesionistët shëndetësorë për të marrë të gjitha informatat e duhura me këtë rast”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka shtuar se nëse vërtetohet se ka pasur parregullsi, një papërgjegjësi e tillë nuk do të lejohet.
“Nuk do të lejojmë papërgjegësi. Unë po pres tani të gjitha detajet në lidhje me këtë rast dhe nëse vërtetohet ndonjë parregullsi, dikush do të jap llogari. Ne po punojmë cdo ditë që të ndërtojmë një sistem publik shëndetësor të besueshëm dhe për qytetarët, andaj asnjë neglizhencë në vendin e punës nuk do të tolerohet”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/gazetanewborn/videos/548584375619295/

ME TE LEXUARAT