Ulet importi për prodhimet bujqësore

0

Rritja e prodhimit bujqësor vendas, ka ndikuar në uljen e importeve për këto produkte.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, gjatë vitit 2018 importet e prodhimeve bujqësore u ulën në vlerën e 111.7 miliardë lekëve, ose me gati 2% krahasuar me një vit më parë, duke e zbutur ndjeshëm bilancin tregtar të import/eksporteve në sektorin e bujqësisë.

Kliko per me shume info

Sipas dikasterit të Bujqësisë, deficiti tregtar në këtë sektor llogaritet në rreth 78.9 miliardë lekë në fund të vitit që lamë pas.

Shifrat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë konfirmojnë se sektori i bujqësisë po performon pozitivisht, dhe me një trend që po ndjek ritmet e rritjes së qëndrueshme, muaj pas muaji.

Politikat e subvencionimit adresuar sektorit bujqësor, por edhe orientimi i prodhimit për rritjen e eksporteve drejt tregjeve europiane bënë që viti 2018, të jetë i mbarë për fermerët shqiptarë. Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, tregues pozitivë të rritjes së prodhimit dhe eksporteve kanë shënuar edhe sektorët e agroindustrisë dhe blegtorisë.

Ndërkohë që eksportet nga bujqësia, blegtoria dhe agroindustria për vitin 2018, u rritën me rreth 2.4 miliardë lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.