Tiranë, policia zbardh emrin e 20-vjecarit që u qëllua në Yzberisht

Aktualitet

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. Report Tv mëson se kanë qenë dy të rinj të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri, ka marrë një plu.mb në këmbë nga një ar.më pistoletë.

I pla.gosuri është identifikuar si Klorentin Shehu, 20-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar në rrugën “Rexhep Shala” dhe ka shkaktuar panik te qytetarët.

I riu mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën Spitalin e Traumës. Policia bën të ditur se ka identifikuar autorin është vënë në ndjekje të tij si dhe po heton shkaqet e kësaj ngjarje.

Informacion paraprak nga policia

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot, rreth orës 17:40, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti të çastit është pla.gosur me ar.më zjarri në këmbë nje i ri rreth 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

ME TE LEXUARAT