Tayna i kërkoi bashkëpunim Noizyt, por a pranoi ai?

Showbiz

Në 18 dhjetor Tayna publikoi bashkëpunimin e saj me Ledri Vulën dhe tashmë mund të jetë duke u përgatitur për një tjetër projekt me një nga reperët e njohur shqiptar.

Dy reperët më të suksesshëm të momentit, Noizy dhe Tayna duket se po mendojnë për një bashkëpunim.

Ishte faqja e Instagram-it, “Hip Hop Shqip”, e cila njofton për lajmin duke shkruar: “Tayna ka folur me Noizy-n për një bashkëpunim. Ka shumë shansë të ndodhë shumë shpejt!”.

Sipas njoftimit duket se ka qenë Tayna ajo që ka kërkuar të bashkojë forcat me reperin nga Shqipëria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa lajmi ende nuk është konfirmuar, duket se ka entuziazmuar shumë fansat e këngëtarëve.

ME TE LEXUARAT