Statujë apo i gjallë, kafsha me lëkurën pa qime i ka befasuar të gjithë (Video)

Soft
https://youtu.be/HAASjwpb8qY

Në shikim të parë duket si statujë, por nëse shikohet në lëvizje shihet se është një qen i gjallë që merr frymë dhe lëviz normal.

Sandra Pineda nga Quezon i Filipineve, mbeti e hutuar kur e postoi një fotografi të Pipe në llogarinë e rrjetit social dhe për një orë, grumbulloi më se 10 mijë pëlqime, transmeton Telegrafi.

Pronarja 22-vjeçare, e kishte blerë këtë kafshë me lëkurë pa qime, në mars të vitit të kaluar kur i kishte dy muaj.

“Më pyesnin nëse është qen i vërtetë apo jo, të gjithë ishin të befasuar dhe mendonin se ishte statujë” ka thënë Pineda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fillimisht, ajo mendoi se po mahiteshin, por kishte komente të shumta, që e ngatërronin qenin e racës së rrallë meksikane, me një punim artistik.

ME TE LEXUARAT