Skandali i Unazës së re, kërkohet arrestimi i ...

Aktualitet

Skandali i falsifikimit të dokumentet të DH Albania ka sjelle pasojat e para.

Sot Gjykata e Tiranës ka vendosur të japë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për administratorin e DH Albania, Ariol Dobi.

Dobi nuk gjendet prej disa ditësh dhe prokuroria ka vendosur që të kërkojë në gjykatë arrestimin e tij.

Bëhet fjalë për tenderin e unazës së re, ku një kilometër rrugë është tenderuar nga qeveria e Edi Ramës me 18 milionë euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dobi është përfaqësues i DH Albania i cili mori pjesë në falsifikimin ku kjo kompani konkuroi për tenderin e Unazës me vlerë 40 milionë euro.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Avdjol Dobi po hetohet për falsifikim dokumentesh në këtë rast duke e paraqitur biznesin e tij në mënyrë të rremë si kompani amerikane.

ME TE LEXUARAT