Shqiptari që u gjet i pajetë në Athinë është...

Aktualitet

Detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e shqiptarit Albert Bako në burgun e Koridallosit në Athinë.

Protothema shkruan se viktima u qëllua me një thikë të improvizuar nga të burgosur të tjerë, që sipas gazetës greke kanë qenë shqiptarë.


Burimet thanë se pothuajse të gjitha goditjet ishin në qafë dhe në kokë, duke lënë pak hapësirë për dyshim se autorët kishin për qëllim vetëm plagosjen e tij.

Po ashtu është duke u zbuluar raporti i vetë stafit të burgut, i cili ditën e djeshme doli me një deklaratë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ne jemi të pikëlluar dhe ne shprehim frikën tonë për vrasjen e turpshme të burgosurit shqiptar i cili u masakrua si qengj, në objektin e paraburgimit në Korydallos 1"

Në deklaratë po ashtu ngrihen pikëpyetje se "pse burgu ishte i hapur në 12:45, ndërkohë që duhej të ishte mbyllur që në orën 12:00? ".

Po ashtu në qelinë e vrasësit u gjetën mbi 300 euro dhe thika artizanale duke hedhur dyshime lidhur me sigurinë në burgje.

Shqiptari Bako, i cili u vra dje akuzohej si bashkëpunëtor në vrasjen e avokatit Michalis Zafeiropoulos, tentativën e vrasjes së avokatit Giorgos Antonopoulos dhe hapjen e zjarrit në nëntor të 2014 në një lokal, ku u plagosën 14 persona.

ME TE LEXUARAT