Shkoni mirë në çift? Atëherë pranojini këto pasoja

Soft

Ekspertët kanë vënë re se njerëzit shëndoshen më shpejt një deri në dy vjet pas martesës ose nëse janë në një marrëdhënie të mbarë ose afatgjatë.

Arsyet e shëndoshjes janë të ndryshme.

Disa fajësojnë rutinën, disa ushqimin, e të tjerë rehatinë e divanit në vend të palestrës.

A Mund Të Shtosh Në Peshë Për Shkak të Lumturisë në Çift?
Sipas të dhënave të Agroweb, studime të mëparshme sugjeronin se njerëzit që janë në një marrëdhënie janë më të shëndetshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por sipas ekspertëve kjo hipotezë është e gabuar, pasi jo në çdo rast thjesht marrëdhënia do të thotë shëndet.

Një studim i kryer së fundmi analizoi rrugëtimin e 169 çifteve të sapomartuara dhe të lumtura për 4 vjet me rradhë.

Gjetjet ishin shumë interesante.

Njerëzit që nuk ishin të lumtur në marrëdhënien e tyre ishin më të gatshëm të humbisnin në peshë.

ME TE LEXUARAT