Sherr live në mes të spektaklit, gjithë publiku del masivisht kundër jurisë

Showbiz

Një prej pjesëmarrëseve të spektaklit "Dancing on Ice" ka marrë mbështetjen masive te publikut për zënkën që pati me juristin Jason Gardiner, të cilin e akuzojnë për bullizëm.

Ylli britanik, Gemma Collins nuk ia doli që të impresiononte 47-vjeçarin Jason që i tha "dukesh më shumë si Anna Nicole Smith se Marilyn Monroe" duke i referuar formave të saj trupore.

Në intervistën që pati në emisionin "Loose Women", Gemma tha: "Unë u tmerrova. Nuk e dija që DOI ishte ai lloj spektakli. Ti pret sjellje të tilla në shfaqje si Big Brother ose ndonjë të ngjashëm, por jo një spektakël që e sheh me të gjithë familjen, të cilët mësojnë ndonjë lëvizje të re në akull. Unë nuk i pranoj sjellje të tilla të pahijshme."

Në shfaqjen e së dielës, Gemma i tha anëtarit të jurisë Jason se po përpiqet "të shesë" ngjarje nëpërmjet saj.

ME TE LEXUARAT