Shenja apokalipsi?! Zbulohet misteri i lumit të kuq në Siberi

Soft

Misteri i ngjyrës së kuqe të lumit Daldikan në Siberi më në fund është zgjidhur dhe nuk bëhet fjalë për shenja apokalipsi biblik.

Shpjegimi është shumë më i thjeshtë dhe ka të bëjë minimalisht me pakujdesinë e njerëzve, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për keqdashje. Ujërat e lumit Daldikan morën ngjyrë të kuqe të ndezur duke trembur jo pak banorët e qytetit Norilsk.

Pranë këtij të fundit gjendet një uzinë metalurgjike dhe ishin mbetjet e saj që ngjyros lumit. Megjithëse për disa ditë rresht kompania Norilsk Nikel, prodhuesja më e madhe e nikelit në botë, mohoi përgjegjësinë e ndotjes së ujit, më në fund, ajo u detyrua të pranojë fajin.

Zyrtarë të kompanisë thanë se për shkak të reshjeve të dendura, digat në impiant nuk mundën të mbajnë më ujin me kimikate që më pas u derdh në lumë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kompani siguroi banorët e zonës së ndotja afatshkurtër e ujit me kripëra hekuri nuk paraqet asnjë rrezik për njerëzit apo faunën e lumit, ndërsa shtoi se do të punojë për tu siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin më.

Por ministri rus i ambientit tha se ka nisur hetimin për të zbardhur ngjarjen dhe për të gjetur fajtorët, pasi nëse ndotja nuk shkaktoi asnjë dëm apo nuk kishte asnjë rrezik, kompania nuk kishte arsye ta mohonte përgjegjësinë.

ME TE LEXUARAT