Samanta Karavella flet për martesën

Kliko per me shume info

Edhe pse para një viti, Samanta Karavella, u shpreh në llogarinë e saj në Instagram se do të martohej verën e ardhshme, duket se planet për të veshur vellon e bardhë, këngëtarja bukuroshe i ka shtyrë sërish.

Këtë herë Samanta nuk ka treguar afat se kur fansat e saj do ta shikojnë të veshur nuse, por tha që ka hequr dorë nga martesa. Madje, Samanta nuk ka pranuar të pohojë nëse është në ndonjë lidhje serioze, apo jo.

Kliko per me shume info

E ftuar në emisionin “Wake Up”, Samanta tha duke qeshur se edhe fisi i saj ka hequr dorë nga kërkesa për ta martuar, pasi ajo e ka mendjen tek muzika. Edhe pse shpesh herë këngët e saj kanë qenë hite duke arritur majat e suksesit, Samanta nuk ka dhënë detaje për jetën e saj personale.

Ajo ka zgjedhur gjithmonë t’i mbajë sekret lidhjet e dashurisë. Kujtojmë se para disa vitesh, ajo u nda nga i dashuri që kishte lidhje prej afro 2-vjeçare. Ndërkohë, para një viti, në media u përhap lajmi se Samanta Karavella, ishte në prag të martesës. Kjo e indinjoi Samantën, e cila i quajti mediat si ‘ngatërrestare’ dhe ironizoi se do të martohej verën që vinte (2018).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.