Rrëfehet këngëtari shqiptar: “Si më akuzuan si bashkëpunëtor të CIA-s"

Showbiz

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Frederik Ndoci ka folur për zhgënjimet më të mëdha gjatë karrierës në Shqipëri dhe përndjekjet gjatë regjimit të komunizmit.

Në një intervistë të publikuar nga “albanianfreepress.al”, këngëtari shkodran kujton kohën kur është dënuar për agjitacion dhe propagandë nga letrat anonime të dërguara atëherë që sipas Ndocit, morën në qafë shumë njerëz.

“Ah, ky dënim erdhi se akuzohesha nga një letër anonime, ku unë Frederiku isha bashkëpunëtor i Vatikanit, KGB-së, CIA-s? O zot, as i kisha dëgjuar mirë këto emërtime  se unë merresha me art. Ku kisha unë lidhje me spiunazhin?! Madje kisha alergji nga Sigurimi. Shmangesha nga takimet me ta”, shprehet këngëtari.

Frederik Ndoci flet për problemet që i janë hapur për shkak të stilit të tij, veshjes dhe flokëve që në atë kohë e bënin të dallonte nga masa. Këngëtari tregon edhe problemet që u janë hapur motrave për shkak të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Peripecitë e mia nuk kishin të sosur. Në vitin 1984 punoja në Estradën e Shkodrës dhe njëherë mora pjesë si aktor në filmin “Fundi i një gjakmarrjeje” dhe nuk mora leje nga estrada. E pësova edhe në atë rast, më dënuan me 6 muaj punë në tulla. Por më e forta ishte kur desh me futën prapë në burg, në vitin 1987.

Kur e shikonin që unë isha një tjetër prerje donin të më bënin për vete. Pra donin  të më bënin komunist. Aha, unë komunist? Kurrsesi. As bëhej fjalë të bëhesha komunist. Nuk më lidhte asgjë. Por këto probleme vazhduan edhe me motrat e mia Ritën dhe Julin. Në vitin 1989 Julit desh i hoqën këngën “Tok e Diellit”. Pastaj probleme kam pasur në Festivale për flokët dhe sjelljen”.

ME TE LEXUARAT