Reshjet e borës, barinjtë: Zhduken 400 kokë bagëti në Gjirokastër

Kliko per me shume info

Alket Nikolli është njëri prej blegtorëve që kërkoi ndihmë pasi ishte izoluar nga dëbora me rreth 400 kokë bagëti të imëta përballë fshatit Glinë në Dropull. Pas reshjeve të shiut situata duket më e mirë për këtë zonë të qarkut.

Megjithatë pasojat kanë qenë serioze sipas tij. Tani bagëtitë e uritura dhe të lodhura nga ditët me dëborë enden në baltë dhe rrezikohen nga prurjet e lumit Drino.

Kliko per me shume info

Janë të paktën 4 barinj të tjerë që po vështirësohen prej situatës së motit në Tepelenë dhe Këlcyrë.

Ndryshe nga Alket Nikolli që e ka stacionuar stanin e tij dimëror buzë lumit Drino shumë të tjerë kanë qenë në një shtegëtim të vonuar prej kullotave verore që duhej të shfrytëzoheshin deri më 30 nëntor.

Barinjtë flasin për dhjetëra krerë të humbur prej reshjeve të borës ndërsa janë regjistruar dëme edhe prej shembjes prej peshës së dëborës së disa stallave në Gjirokastër e Tepelenë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.