Ramën se mbajnë nervat, nxjerr studenten jashtë se i ndërpreu fjalën
Një incident ka ndodhur në Qytetin Studenti ku po prezantohet projekti i Kampusit të ri të Universitetit.
Një studente i ndërpreu fjalën kryeministrit Edi Rama në momentin kur ai po thoshte se dëshironte të bënte të gjitha gjërat menjëherë por nuk mund të bëhen.
Në këtë moment studentja u ngrit për të debatuar.
“Paguhesh me taksat e mija”, dëgjohet studentja të thotë dhe kryeministri Rama i tha “Suksese tani dil jashtë”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërsa vajza po largohej Rama vazhdonte të fliste me vete…
“Tashti ti del jashtë dhe ne vazhdojmë punën…”.
Për Ramën, punë konsiderohet të dalë me orë të tëra në TV dhe të mbajë fjalime…, apo edhe të repklikojë në rrjetet sociale.
Pas vajzës, nga salla u larguan edhe djem dhe vajza të tjerë.