Rama reagon për Metën: Cakaj s’ka predikuar ndryshim kufijsh, ja pse e zgjodha

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Gent Cakaj sulmohet pasi është i pastër. Duke folur gjatë një pritje me ambasadorët, kryeministri tha se nuk e ka zgjedhur Gent Cakën, as si kosovar, as si i ri, por si një shqiptar europian. Rama u shpreh se Gent Cakaj nuk ka folur dhe nuk ka predikuar ndryshim kufijsh në Ballkan.

“Më vjen keq që i ardhuri ynë nga Prishtina e ka nisur rrugëtimin e tij si ministër në pazakonshmëri. Paragjykimet, balta dhe mllefi i injorantëve kanë bërë që të gjykohet pa e hapur ende gojën. E kanë sulmuar dhe shkelur dinjitetin e tij sepse është i pastër dhe nuk i përket llumit tonë të vjetër. Sepse nuk mund të akuzohet për asgjë.

Kliko per me shume info

Sepse është shumë i pastër, se si kosovar nuk mund të bëhet ministër. Unë nuk kam zgjedhur Gent Cakën, as si kosovar, as si i ri, por si një shqiptar europian. Fillimisht ia nisi si këshilltar dhe më pas si zv.ministër. Ai kurrë nuk ka shprehur asgjë që bie ndesh me politikën tonë të jashtme. Kush e thotë ose është keqdashës ose është keqlexues. S’ka predikuar kurrë ndryshime kufijsh në Ballkan e as ka ndërhyrë në një çështje si ajo e Kosovës dhe Serbisë”- tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.