Rama e quajti kazan por Zëri i Amerikës nuk i ndahet Shqipërisë

Aktualitet

Jeta universitare në Shqipëri është paralizuar. Studentët e universiteteve publike në Tiranë dhe qytete të tjera po vazhdojnë bojkotin e studimeve prej afro 6 javëve, duke vazhduar protestën qysh nga ditët e para të dhjetorit me 8 kërkesa ekonomike dhe akademike.

Krahas ndërprerjes së studimeve dhe tubimeve të ndryshme, studentët po vazhdojnë protestën me ngujime ditën dhe natën në mjediset e brendshme universitare, raporton Zëri i Amerikës.

Zyrtarët pohojnë se pranë sekretarive studentët mund të gjejnë shpjegime për vendimet e fundit të qeverisë. Por studentët thanë se asnjë nga vendimet e dhjetorit të qeverisë nuk plotëson asnjë nga 8 kërkesat e tyre, ku spikatin dyfishimi i buxhetit për arsimin, përgjysmimi i tarifave, karta studentore dhe anti-korrupsioni në arsim.

 Sipas tyre, thelbi i kërkesave është shfuqizimi i ligjit për arsimin e lartë si shkaktar i krizës, pikërisht atë që qeveria e vlerëson si një nga sukseset e saj më të mëdha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Zërit të Amerikës, pamjet tregojnë protestën dhe bojkotin tek fakulteti filologjik dhe ai ekonomik, por gjendja është e ngjashme edhe te fakulteti i drejtësisë, i mjekësisë, i inxhinierive etj. Protesta dhe bojkoti po zhvillohen ngjashëm edhe në universitetet e Shkodrës, Durrësit dhe Elbasanit.

ME TE LEXUARAT