Problemet ekonomike, rrezikshmëri për problemet kardiake

Bota

Krahasuar me disa dhjetëra vjet më parë, kushtet ekonomike të shumë të rinjve janë përkeqësuar, kjo është e vërtetë jo vetëm në lidhje me vendin tonë, por është një problem që ka të bëjë me tërë botën, shkruan gazeta italiane “Il Corriere della Serra”.

Është vlerësuar, për shembull, se në Amerikë pothuajse 50% e njerëzve përballen me një rënie të fitimeve të tyre gjatë viteve. Një përqindje që përshkruan një fenomen shumë të rëndësishëm, pasojat e mundshme të të cilit në fushën e shëndetësisë ende nuk janë studiuar sa duhet.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, të kryer nga Universiteti i Miami, sipas të cilit problemet ekonomike, veçanërisht në qoftë se zgjasin në kohë, mund të shkaktojnë një rrezik real të çrregullimeve kardiovaskulare tek të rinjtë dhe shpesh herë fatale.

Për të arritur këtë përfundim, studiuesit  shqyrtuan rezultatet e një studimi që përfshinte mijëra amerikanë të rinj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëpërmjet shqyrtimit të këtij studimi ishte e mundur për të vlerësuar se sa shumë kishin ndryshuar fitimet e rreth 4 000 pjesëmarrësve në dhjetë vite, mes viteve 1995 dhe 2005, si dhe sa kishte ndryshuar gjendja e tyre shëndetësore në dekadën midis 2005 dhe 2015.

Ajo  që u shfaq më qartë është fakti se një ankth financiar rrit deri në 200% rrezikun për të vdekur nga ndonjë shkak brenda 10 viteve dhe kryesisht mund të vuajnë nga çrregullime kardiovaskular të tilla si sulmi në zemër, goditjet nga  iktusi ose insufiçenca kardiake.

Ende nuk është e qartë pse ndodh kjo, por në mesin e hipotezave qëndrojnë veset, si pirja e duhanit dhe alkoolit dhe se problemet financiare kanë tendencë t’i ushqejnë keto vese. 

ME TE LEXUARAT