"Polici i padukshëm" gjobit shoferët që tejkalojnë shpejtësinë në Lushnje

Aktualitet

Polici Rrugor i 'padukshëm' në rrugë për drejtuesit e mjeteve që zbatojnë rregullat e qarkullimit, por prezent me anë të mjeteve logjistike bashkëkohore për ata që shkelin rregullat duke u kthyer në burim aksidenti.

Në aksin rrugor Lushnjë - Rrogozhinë radari i Policisë konstaton automjetin tip “Benz” me shpejtësi ekstreme 193 km/h.

Po në këtë aks rrugor radari i fshehtë konstaton automjetin “Golf 5” me shpejtësi ekstreme 177 km/h, si dhe automjetin “Polo” me shpejtësi 152 km/h.

5.000 - 15.000 lekë varion masa e gjobës plus 1-3 muaj pezullimi i lejes së drejtimit për ata drejtues mjetesh që kanë mbi tre vjet që kanë marrë patentën, si dhe 3-6 muaj për ata fillestarët me patentë deri në tre vjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po më kryesorja është rreziku për jetën, pasi shpejtësi të tilla dhe në kushtet e lagështirës në rrugë rrezikojnë seriozisht jetën e drejtuesit të mjetit, të pasagjerëve dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Drejtues mjetesh, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, në radhë të parë për sigurinë e jetës suaj, të atyre që udhëtojnë me ju dhe të përdoruesve të tjetër të rrugës!

Policia Rrugore monitoron dhe kontrollon qarkullimin e automjeteve në rrugët urbane dhe interurbane! @ Lushnja, Fier, Albania

ME TE LEXUARAT