Panik në Durrës, përfshihet nga flakët automjeti në ecje e sipër

Aktualitet

Një makinë është përfshirë nga zjarri pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur tek ‘Shkëmbi i Kavajës, ndërsa mjeti tip ‘Porsch Cayene’ ishte në ecje kur është përshirë nga flakët në pjesën e përparme.

Sapo ka konstatuar flakët e zjarrit, shoferi ka zbaritur menjëherë dhe fatmirësisht nuk është lënduar.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit, por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT