Opozita e revoltuar me Ramën kërkon rrëzim të pushtetit: Ja çfarë do të ndodhë nesër

Aktualitet

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se opozita do të udhëheqë revoltën qytetare duke paralajmëruar nisjen e protestave mbarëpopullore.

“Gjatë kësaj kohe opozitës i është kërkuar të jetë në parlament. Sot e gjithë bota e pa se si Edi Rama i hoqi opozitës të drejtën elementare kushtetyuese për të folur. Vendi po rrëshqet drejt diktuaturës.

Rama ka një parlament privat për t shkatërruar interesat kombëtare ka një qeveri provate për të vjedhur qytetarët. 

Opozita është e vendosur ti japë fund krizës politike e eponomike në vend. Ne vendosëm të udhëheqim revoltën qytetare deri në protesta mbarëpopullore”, deklaroi Basha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kreu i PD tha se ky është vendimi i opozitës.

“Ditën e shtunë PD do të mbledh Këshillin Kombëtar për të përcaktuar ditën e nisjes së protestës popullore.

Përfaqësuesit parlamentar do të mbledhin forumet e tyre dhe do të vendosin. Ne do të bëjmë gjithçka për të bërë të mundur largimin e Edi Ramës nga pushteti”, theksoi Basha.

ME TE LEXUARAT