Nuk ka qetësi për Liverpool, 6 lojtarë kërkojnë largimin

0

Liverpool momentalisht është një ndër ekipet më të mira dhe të kompletuara në Angli. E gjithë kjo falë trajnerit Jurgen Klopp i cili di mjaft mirë si të marrë maksimumin nga lojtarët e tij. Formacioni bazë i Reds tashmë është fiksuar dhe rrallë herë bëhen ndryshime. Kjo ka sjellë pakënaqësi te lojtarët që rrinë vazhdimisht në bankën rezervë.

Këta lojtarë padyshim që kërkojnë largimin për të gjetur skuadra dhe për të luajtur më shumë minuta. Aktualisht nga skuadra janë larguar dy lojtarë drejt Bornemuthit, që janë Solanke dhe Clyne.

Kliko per me shume info

Por, ky është vetëm fillimi, pasi një radhë e gjatë emrash janë në eksod. Sipas “The Sun”, të parët që do shohin derën e daljes do të jene Starixh dhe Moreno që nuk po gjejnë hapësira mjaftueshëm. Rrugën e tyre duke se do ta ndjekin Orixhi dhe Lallana. Në një ekip kaq kompetitiv duhet më shumë punë për të arritur formacionin dhe këta të fundit nuk e kanë arritur dot

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.