Në këtë fshat shqiptar nuk u festua Viti i Ri! Ja arsyeja

Kliko per me shume info

Asnjë shtëpi, dyqan apo objekt tjetër dhe as rrugët e fshatit nuk janë dekoruar me drita, ndonëse pak ditë kanë mbetur deri në ndërrimin e moteve. Në fshatin Bresanë të Opojës, në rajonin më Jugperëndimor të Kosovës, nuk festohet Viti i Ri.

Banorët e këtij fshati deklarohen qind për qind të besimit islam dhe sipas fesë, siç thonë ata, Viti i Ri nuk preferohet të festohet. Madje, në dyqanet e këtij fshati nuk mund të gjesh as alkool. Shitësit e dyqaneve deklarojnë se, shitjen më të madhe të gjësendeve të tjera, si: ëmbëlsirat, pijet joalkoolike, pemët…, e kanë për festën e Bajramit të Madh dhe atij të Vogël, si dhe për Vitin e Ri Mysliman.

Kliko per me shume info


Është koha e faljes së drekës sipas rregullave të lutjes në fenë islame dhe banorët e Bresanës dalin një pas një nga xhamia e fshatit, duke u ngjitur rrugëve për të arritur tek shtëpitë e tyre. Në mesin e atyre që kryejnë lutjen ka pleq e të rinj, raporton Zeri.

Tradita e moskremtimit të ndërrimit të moteve Subhi Tusuni, 80-vjeçar, e shpjegon se ka nisur pas luftës. Ai thotë se, shumica e fshatit tash nuk e festojnë Vitin e Ri.

1 COMMENT

  1. Fshat Shqiptar apo Turk ,,,,,se Albanezet i kane festuar me kohe vitin e ri dhe ne Europe festojme edhe krishtlindjet si europianet jo Turqit Arabet ;;;merci … FSHAT SHQIPTAR HA HA HA HA ARAB OSE TURK THONI JA KA HONGER DHIJA LIBRAT TE SHKRETERVE ……

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.