Ndodh në Itali, mund të blesh shtëpi me 1 euro

Soft

A e keni ëndërruar ndonjëherë një shtëpi në një fshat të bukur italian? Epo lajmi që prisnit erdhi.
Në Ollolai të rajonit malor Barbagia të Sardenjës mund ta blesh një të tillë për pak më shumë sesa një euro.

Ky çmim i çmendur, megjithatë e ka një arsye. Me qindra shtëpi po shiten atje për këtë shumë simbolike, sepse janë të braktisura.

Bukuria e zonës është e madhe, ama banesat e ndërtuara me gurë, që janë nxjerrë në shitje, e kanë një problem. Ato janë në gjendje jo të mirë e duhen meremetuar brenda 3 viteve.

Riparimi do të kushtonte ndoshta 20 mijë euro. Planet për të injektuar frymë të re në venat e këtij komuniteti i detyrohen frikës se, Ollolai mund të kthehet në një qytezë fantazmë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në gjysmën e shekullit të kaluar, popullsia e tij u tkurr nga 2.250 në 1.300 banorë dhe numri i foshnjeve që lindin përvit është tejet i vogël.

Disa mënyra tradicionale të jetës, megjithatë vazhdojnë të mbijetojnë. Barinjtë vendas nuk kanë hequr dorë nga prodhimi i djathit të deles, “Casu Fiore Sardo”, për të cilin është e njohur e gjithë zona, ndërsa artizanët thurin ende shporta mjaft të bukura.

ME TE LEXUARAT