Mrekullia e Cityt, fiton 103 mln paund nga lojtarët e papërdorur

Kliko per me shume info

Kush shet më mirë se Manchester City? Askush. Mjafton të mendosh për operacionin e fundit të afatit kalimtar.

Edhe tifozi më i zjarrtë i “Qytetarëve” nuk do ta kishte konsideruar kurrë Brahim Diaz (që është gjithsesi një talent) si një lojtar me vlerë 22 milionë sterlina, duke parë se edhe kontrata e tij ishte drejt skadencës.

Kliko per me shume info

Ai është shitur te Real Madrid pasi ka luajtur katër ndeshje në total me kampionët e Anglisë. Gjithsesi, nuk është rasti i vetëm i një lojtari të shitur për një shifër të lartë nga City, pavarësisht se nuk e ka parë shpesh fushën.

Iheanacho

Kelechi Iheanacho është zgjedhur nga trajneri spanjoll pasi u rrit në ekipet e moshave, por me “Citizens” ka qenë realisht protagonist në vetëm një ndeshje, edhe pse ka qenë më e rëndësishmja. Ka shënuar dhe ka dhënë një asist në derbin e Manchester-it. Ka shënuar 10 gola në total në Premier League para se të mbushte 20 vjeç, por më pas është shitur pa u menduar dy herë te Leicester në gushtin e 2017-ës për 25 milionë sterlina.

Gunn

Angus Gunn është djali i Bryan, legjenda e Norwich. Në 2011-ën ka shkuar te City nga “Kanarinat”, por nuk ka luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë. Verën e kaluar është shitur te Southampton për 13 milionë sterlina.

Unal

Turku Enes Unal nuk ka patur ndikimin që pritej në lojën e kampionëve të Anglisë. City e ka marrë për 2 milionë sterlina, por nuk ka besuar kurrë te potenciali i tij, siç tregojnë edhe huazimet e vazhdueshme. Në fund, ai është shitur për 12 milionë sterlina pa luajtur as edhe një ndeshje me fanellën e “Qytetarëve”.

Sancho

Një nga pengjet e pakta të City-t, edhe pse, duke parë yjet që ka në sulm Guardiola, Sancho do ta kishte patur të vë shtirë të gjente hapësira. Talenti anglez po tregon gjithë vlerën e tij në radhët e Dortmund, por shitja ishte e pashmangshme dhe ka pasuruar arkat e City-t me 9 milionë sterlina, pavarësisht se nuk ka luajtur asnjë ndeshje.

Lopes

Është transferuar te City nga Benfica pasi ka zbarkuar në Europë nga Brazili. Lopes ka bërë disa paraqitje në kupë me “Citizens”, duke luajtur si titullar kundër West Ham-it në një gjysmëfinale të Kupës së Ligës, në të cilën ka dhënë dy asiste. Aq sa ka mjaftuar për t’u huazuar te Lyon në sezonin 2014-15 para se të blihej nga Monaco në verën e 2015-ës për 8.8 milionë sterlina. Vetëm 3 ndeshje të luajtura me City-n.

Fofana

Fofana ka qenë për një vit pjesë e moshave të Manchester City-t para se të huazohej te Fulham dhe Bastia, për t’u shitur përfundimisht tek Udinese për 4 milionë sterlina pa luajtur asnjë ndeshje me Guardiola-n.

Denayer

Kudo që ka shkuar, Jason Denayer i ka bindur gjithmonë trajnerët, me përjashtim të Guardiola-s. Ka qenë një nga lojtarët premtues të ekipit të moshave të City-t dhe ka luajtur dhe fituar te Celtic-u i Van Dijk, të cilin e ka patur shok reparti. Më pas ka bindur edhe te Sunderland, para se të shitej përfundimisht te Lyon për 9.9 milionë sterlina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.