Modelja e njohur merret zvarrë në Moskë pasi zbuloi lidhjen sekrete Trump-Putin

Soft
https://www.instagram.com/p/BswclJNAXse/?utm_source=ig_web_copy_link

Një modele bjelloruse është ndaluar në aeroportin e Moskës nga autoritetet ruse. Më parë Nastya Rybka, emri i vërtetë Anastasia Vashukevich deklaroi se ka prova që lidhin përfshirjen e Rusisë në fushatën elektorale të Donald Trump.

Ka qenë avokati i saj, Dmitry Zatsarinsky i cili ka postuar videon në Instagram, ku sipas tij është momenti i arrestimit të Nastyas. Nga pamjet shihet teksa vajza përpiqet të ngrihet nga karrigia, prej ku katër policë e mbajnë me forcë.

Video është postuar edhe nga gazetari dhe blogeri i anti-korrupsionit rusi Alexei Navalny.

Sipas avokatit, 27-vjeçarja kishte planifikuar të udhëtonte për në Minsk, kryeqytetin Bjellorus. Por, u ndalua dhe u tërhoq me forcë në zonën transit të territorit rus. Më pas me dhunë u morr në stacionin e policisë. Zatsarinsky e quajti këtë veprim një “skandal ndërkombëtar”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një deklaratë e ministrisë së Brendshme ruse shkruan se Rybka dhe tre persona të tjerë të ndaluar me të, akuzohen ushtrim prostitucioni. Kjo vepër penale mund të dënohet deri në 6 vjet burg. Së bashku me modelen, është ndaluar edhe Alexander Kirillov, një guru-seksi. Të dy ishin të akuzuar në Tailandë për “kurse trajnimi seksual” në mënyrë të paligjshme. Pasi qëndruan 9 muaj të arrestuar, gjykata tajlandeze vendosi deportimin.

Teksa ishte nën arrest, Rybka dhe Kirillov kërkuan ndihmë nga ambasada amerikane. Duke iu frikësuar ekstradimit në Rusi, 27-vjeçarja zbuloi se kishte prova që lidhnin ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në Amerikë. Sipas saj këto prova i kishte marr nga njohja me manjatin rus Oleg Deripaska.

ME TE LEXUARAT