Ministri i Ramës sulmon studentët: Lironi urgjent universitetet!

Kliko per me shume info

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar situatën e tensionuar krijuar sot mes studentëve dhe policëve. Lleshaj u bëri thirrje studentëve që të lironin ambientet ku duhet të bëjnë mësim të gjithë, duke theksuar se studentët që po bojkotojnë mësimin janë një grup i vogël.

“Janë një grup të vogël studentësh, kanë vendosur që të vijojnë me një formë tjetër protestën e tyre.

Kliko per me shume info

Ligji i garanton autonominë universiteteve paprekshmërinë e tyre. Ne kemi patur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve. Mbrëmë ka patur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë.

Gjej rastin të ftojmë drejtuesit e universiteteve të ruajnë universitete të lira nga çdo formë bllokimi. Sigurisht dua tu them atyre personave që po bllokojnë dhe thonë se “Universiteti është i yni”, por ai universitet është i të gjithëve,” tha Lleshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.