Milani hidhet në sulm për të afruar bomberin e Serisë A

Kliko per me shume info

Milani po mendon për të ardhmen teksa së fundmi në sy të drejtuesve ka rënë sulmuesi i Genoas Krzysztof Piątek i cili ka shënuar 13 gola në 19 ndeshje këtë fazë të parë të Serisë A.

Polaku vlerësohet të paktën 60 milionë euro, megjithëse vetëm 6 muaj më parë për kartonin e tij u paguan 4 milionë euro.

Kliko per me shume info

Presidenti Genoas , Enriko Preciozi, është një mik i Milanit, por në merkato nuk bën ulje. Ai shpreson që deri në verë të stisë një ankand për të përfituar sa më shumë nga shitja e 23-vjeçarit.

Ndërkohë përveç moshës, pikërisht rroga është një tjetër aspekt që Milani nuk mund të nënvlerësojë.

Në rast se Higuain nuk “shkundet” e aq më tepër nuk çon Milanin në Champions, vështirë se do të vishet kuqezi edhe në sezonin tjetër, me Piontek që mund të “thirret” për të shëruar “Djallin” dhe për të thyer mallkimin e numrave 9 te Milani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.