Meta i tha Ramës: Bëje Gent Cakën ministër të Kulturës meqë është i ditur

Kliko per me shume info

Arben Cici, shef i kabinetit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta ka zbuluar detaje rreth vendimit të kreut të shtetit për të mos e dekretuar Gent Cakaj si ministër të Jashtëm të Shqipërisë. Cici ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama se vendimi i Metës është i turpshëm duke i kërkuar falje Kosovës për mosdekretimin e Cakës.

Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7 të Kosovës, Cici tha se “të gjithë e dinë qëndrimin dhe pozicionin e z. Meta sa i takon Kosovës, sa i takon procesit të dialogut Serbi-Kosovë dhe natyrisht sa i takon politikës së jashtme të Shqipërisë në raport me Kosovën”.

Kliko per me shume info

Ai tha se mosdekretimi i Cakës s’kishte të bënte me faktin që vinte nga Kosova.

“Do të ishte një paragjykim edhe për faktin që nga kandidatët e propozuar për ministra nuk ishte vetëm Genti, por edhe Besa (Shahini). Besa u dekretua, Genti jo. Presidenti i Republikës i ka propozuar kryeministrit që, meqë z.Cakaj pretendohet që është kaq i ditur, mund ta vendoste si ministër të Kulturës, apo çdo lloj ministri tjetër. Në këto kushte në të cilat jemi, s’e kemi luksin të bëjmë eksperimente”, – ka cituar Cici fjalët e presidentit Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.